Felix shmang humbjen e Atleticos

Futboll

Felix shmang humbjen e Atleticos

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 16:28
Felix shmang humbjen e Atleticos

Tjetër hap fals i Atletico Madrid në La Liga. Kryeqytetasit nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi përballë Espanyol. Skuadra katalanase e nisi me një minus të madh sfidën duke qenë se në minutën e 28-të mbeti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Cabrera.

Nga fusha si i sakrifikuar për kartonin e kuq doli Keidi Bare, me mesfushorin e kombëtares që e kishte nisur sfidën si titullar, por që nuk arriti ta shijonte. Sakaq, pavarësisht inferioritetit numerik, miqtë u shfaqën me grintë në fushë dhe madje në pjesën e dytë kaluan në avantazh me anë të Darder.

Nga ana tjetër, vendasit u hodhën në sulm ndërsa trajneri Diego Simeone aktivizoi Joao Felix që rezultoi edhe si zgjedhja e duhur e teknikut argjentinas pasi ishte pikërisht portugezi që realizoi në minutën e 79-të dhe shmangu një tjetër disfatë në këtë kohë të errët që po kalon skuadra e Atletico Madrid.

Pas këtij barazimi, Atletico Madrid mbetet në vendin e tretë me 23 pikë, ndërsa nga ana tjetër, Espanyol renditet e 16-ta me 12 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat