Manchester Utd kokulur nga Birmingham

Futboll

Manchester Utd kokulur nga Birmingham

Nga: K. G. Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 16:52
Manchester Utd kokulur nga Birmingham

Manchester Utd del kokulur nga stadiumi "Vila Park" në Birmingham. 

Aston Villa ka treguar lojë të madhe dhe e ka mposhtur me rezultat 3:1 Manchester Utd. 

Një fitore e bujshme e Aston Villës duke iu falënderuar golave të futbollistëve Balley (7'), Digne (11') e Ramsey (49'). 

Ramsey në minutën e 45-të shënoi autogol për Manchester Utd. 

Ronaldo në minutën e 61-të u ndëshkua me karton të verdhë për shkak të një faulli. 

Manchester Utd zë vendin e pestë me 23 pikë dhe Aston Villa është e 14-ta me 15 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat