Zeneli 72 minuta, fitore e madhe e Reims-it

Futboll

Zeneli 72 minuta, fitore e madhe e Reims-it

Nga: K.G. Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 16:54
Reims

Reprezentuesi i Kosovës, Arbër Zeneli, është paraqitur titullar për Reims, duke e mposhtur me rezultat minimal 1:0 ekipin Nantes.

Mysafirët nga minuta e 54-të mbeten me një lojtar me pak, pasi që Pallois u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Vendasit shënuan fitore me golin e Balogun që shënoi nga penalltia në minutën e 81-të.  

Zeneli është zëvendësuar në minutën e 72-të, duke dhënë maksimumin në këtë sfidë të vështirë. 

Pas javës së 14-të në kampionatin francez, Reims zë vendin e 11-të me 16 pikë dhe Nantes është i 16-ti me 12.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat