Mbappe tremb Francën

Futboll

Mbappe tremb Francën

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 18:19
Mbappe

PSG arriti një fitore të shumëvuajtur ndaj Lorientit me golin e Danilos në fundit e sfidës (1-2). Neymar kishte shënuar golin e parë, të cilit iu përgjigj Moffi. Trajneri Galtier nuk mund të llogariste në Messin për këtë ndeshje si masë paraprake për shkak të mbingarkesës fizike.

Dy javë para fillimit të Kupës së Botës, Mbappé ka bërë të ndizet alarmi në Francë. RMC raportoi se arsyeja për zëvendësimin e Mbappe ishte një dëmtim i lehtë në aduktor. E njëjta media shton se ka pasur një bisedë mes sulmuesit dhe mjekut dhe të dy ranë dakord se do të ishte më mirë të zëvendësohej.

Galtier raportoi në një konferencë për shtypin se “nuk është asgjë serioze”. Mbappé nuk luajti ndeshjen e tij më të mirë kundër Lorientit, por skuadra gjithsesi arriti të triumfonte.

Francës do t’i mungojnë Pogba dhe Kante për arsye dëmtimi, gjithashtu Varane është në një dyshim serioz. “Nuk është asgjë serioze. Është shumë më mirë të kërkosh vetë zëvendësimin sesa të rrezikosh duke qëndruar në fushë, pa mundur të japësh maksimumin,” – sqaroi më tej Galtier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat