Astrit Hyseni, Shiqeri Alili e Daniel Mion, shënuan për fitoren bindëse të Kosovës së Dusseldorfit

Futboll

Astrit Hyseni, Shiqeri Alili e Daniel Mion, shënuan për fitoren bindëse të Kosovës së Dusseldorfit

Nga: K.G. Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 19:19
Kosovës e Dusseldorfit

Kosova e Dusseldorfit ka vazhduar me fitore në Bezirksliga. 

Edhe tre pikë të mëdha për kuqezinjtë me president Bujar Nezirin, në luftë për t’u ngritur në Landesliga.

Skuadra kuqezi ka dominuar takimin ndaj SC Schwarz-Weiss 06, duke ngadhënjyer me rezultat 3:0 në kuadër të javës së 13-të.

“Tre pikët e radhës qëndrojnë në Am Wald për ekipin tonë.

Ekipi ynë çdo të diele po tregon që nuk është ngritur në Bezirksliga për të qëndruar aty por për të ecur përpara dhe me këto lojë të fituara po vazhdon ta tregoj qëllimin tonë.

Me golat e shënuara nga Astrit Hyseni (32’) Shiqeri Alili (66’) dhe Daniel Mion ekipi ynë mbyll edhe një të diele të suksesshme dhe shumë të rëndësishme në renditjen tabelare, ekipi ynë momentalisht ka 24 pikë duke mos u llogaritur loja kundër VfL Benrath dhe zë vendin e 4 në tabelë me një ndeshje më pak të luajtur dhe duke iu afruar vendit të parë në tabelë dhe qëllimit tonë.

Falënderojmë gjithë ata pjesëmarrës në ndeshje që janë në numër të shumtë gjithmonë dhe shpresojmë qe po ju bëjmë krenarë”, njofton FC Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat