Shqiptari i Kosovës çon peshë Spanjën

Futboll

Shqiptari i Kosovës çon peshë Spanjën

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 19:23
Muriqi

Shqiptari i Kosovës çon peshë Spanjën!

Vedat Muriqi ka “rilindur” te Mallorca në La Liga. Bomberi dardan ka gjetur golin e radhës me ekipin ishullor, duke zhbllokuar sfidën që po ekipi i tij po luan në transfertë ndaj Villarealit.

28-vjeçari shfrytëzoi një krosim të Daniel Rodriguez në minutën e 33’ dhe dërgoi topin në rrjetë me një gjuajtje të menjëhershme.

Avantazh i rëndësishëm për Mallorcan dhe goli i tretë radhazi për sulmuesin e Kosovës, i cili është ngjitur në kuotën e 7 golave në La Liga. Më mirë se ai kanë bërë vetëm Robert Lewandowski (13) dhe Borja Iglesias (8).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat