Një kërkesë e pazakontë mbërrin në FSHF

Futboll

Një kërkesë e pazakontë mbërrin në FSHF

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 15:06
Një kërkesë e pazakontë mbërrin në FSHF

Një kërkesë për miqësore të pazakontë ka ardhur në FSHF. Bëhet fjalë për një përballje me ekipin e parë të femrave, teksa Egjipti dëshiron që të ndeshet me Shqipërinë.

Themi e pazakontë pasi nuk ndodh shpesh që të kemi një përballje mes këtyre Kombëtareve.

Ishte vetë Federata Egjiptiane e Futbollit që ka kërkuar këtë përballje miqësore gjatë datave që janë caktuara të lira.

Mbetet ende të shihet nëse do të kemi një konfirmim zyrtar, ndërsa theksojmë se Shqipëria e femrave zë vendin e 73 në FIFA, ndërsa ajo e Egjiptit është në të 90.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat