FC Prishtina do të përballet me Malishevën, Santos optimist

Futboll

FC Prishtina do të përballet me Malishevën, Santos optimist

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 18:31
Santos

FC Prishtina do të përballet me Malishevën, të mërkurën, në kuadër të xhiros së 16-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja do të zhvillohet të mërkurën (9 nëntor) në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë duke filluar nga ora 13:00.

Sfida Prishtina – Malisheva prodhoi gjashtë gola në ndeshjen e parë të këtij kampionati derisa Prishtina fitoi me rezultat 4:2.

Për ndeshjen e radhës ndaj Malishevës ka folur sulmuesi ynë, Marclei Cezar Santos, për faqen zyrtare të FC Prishtina.

"Skuadra është 100 për qind e fokusuar dhe e përgatitur për këtë ndeshje. Prishtina vjen nga pesë takime pa humbje dhe ne shpresojmë të shtojmë pikët për të arritur qëllimet tona.

Shpresojmë të kthehemi me fitore ani pse e dimë se Malisheva ka skuadër të mirë, por do të kërkojmë rezultat të mirë për të vazhduar në pjesën e epërme të tabelës.

 Atmosfera te ekipi jonë është shumë e mirë. Ne kemi një grup të fokusuar që punon shumë çdo ditë. Shpresojmë të vazhdojmë kështu për t'i arritur objektivat që ka klubi në këtë edicion", ka thënë Santos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat