Eto'o habit: Do të shkojnë në finale Kameruni - Maroku, Maroku eliminon Spanjën

Futboll

Eto'o habit: Do të shkojnë në finale Kameruni - Maroku, Maroku eliminon Spanjën

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 18:57
Eto'o

Me afrimin e Kupës së Botës në Katar, po bëhen gjithnjë e më shumë parashikime për fituesin e trofeut. Megjithatë parashikimi i Eto, i kalon të gjitha fantazitë e shfrenuara.

Presidenti aktual i Federatës së Futbollit të Kamerunit parashikoi për faqen zyrtare të Botërorit se Kameruni dhe Maroku do të luajnë në finalen e Kupës së Botës.

“Unë shoh që pesë kombëtare afrikane do ta kalojnë grupin. Mendoj se Kameruni do të mundë Marokun në finale. Maroku do të eliminojë Spanjën në fazën e 16-të, pastaj Portugalinë dhe Francën në gjysmëfinale.

Sa për ne, do të jemi më mirë se Belgjika në çerekfinale dhe Senegali në gjysmëfinale. Kameruni del i pari në grupin me Brazilin, Serbinë dhe Zvicrën”, tha Eto'o.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat