Mediumi serb e ka frikën e Kaliningradit: Nuk bëjnë dot pa Xhakën dhe Shaqirin!

Futboll

Mediumi serb e ka frikën e Kaliningradit: Nuk bëjnë dot pa Xhakën dhe Shaqirin!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 9 nëntor 2022 Në ora: 13:20
Xhaka dhe Shaqiri

Shumë e frikshme është Zvicra me kapitenin Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin. 

Serbët kurrë nuk e harrojnë datën e 22 qershorit të vitit 2018, kur Serbia u shemb në Kaliningrad të Rusisë pikërisht nga golat e djemve të Republikës së Kosovës, Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.

Djemtë tanë i dhanë goditje të rëndë Serbisë në atëkohë, duke e mundur me rezultat 2:1 dhe  eliminuan nga Kampionati Botëror.

 “Katër portierë, nuk bëjnë dot pa Xhakën dhe Shaqirin!”, është titulli i mediumit serb “Kurir”.

“Në ekip bëjnë pjesë veteranët me origjinë shqiptare dhe provokatorët e njohur të Botërorit të fundit në Rusi, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Nga 26 futbollistë shumica janë ndërkombëtarë dhe vetëm pesë janë nga kampionati zviceran” -  shkarravit ky medium.

Në listën e Yakin janë tre shqiptarë.

Lista: 

Portierët: Yann Sommer (Gladbach), Gregor Kobel (Dortmund), Jonas Omlin (Montpellier), Philipp Köhn (Salzburg)

Mbrojtësit: Manuel Akanji (Manchester City), Eray Cömert (Valencia), Nico Elvedi (Gladbach), Ricardo Rodriguez (Torino), Fabian Schär (Newcastle United), Silvan Widmer (Mainz), Edimilson Fernandes (Mainz)

Mesfushorët: Michel Aebischer (Bologna), Christian Fassnacht (YB), Fabian Frei (Basel), Remo Freuler (Nottingham), Ardon Jashari (Luzern), Fabian Rieder (YB), Xherdan Shaqiri (Chicago), Djibril Sow (Frankfurt), Granit Xhaka (Arsenal), Denis Zakaria (Chelsea).

Sulmuesit: Breel Embolo (AS Monaco), Noah Okafor (Red Bull Salzburg), Haris Seferoviq (Galatasaray), Renato Steffen (Lugano), Ruben Vargas (Augsburg).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat