Materazzi nuk ka asnjë dyshim

Futboll

Materazzi nuk ka asnjë dyshim

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 15:25
Materazzi

Derbi la disa toksina që duhen asgjësuar sa më parë në shtëpinë e Romës. Mourinho e di shumë mirë, i cili tani më shumë se kurrë duhet të punojë për ta mbajtur grupin kompakt. Në këtë aspekt, trajneri portugez është vërtet “Special”, kështu që tifozët verdhekuq mund të jenë të sigurt.

Kjo u pa edhe gjatë derbit, kur në pjesën e dytë praktikisht të gjithë lojtarët e pankinës e ndiqnin me shumë entuziazëm lojën në këmbë. Në këtë aspekt, Mourinho ngjan shumë me një tjetër trajner që ka mbetur në zemrat e tifozëve të Romës, Carletto Mazzone.

Këtë e ka thënë Marco Materazzi në dokumentarin për ish-trajnerin “Come un padre”, në “Amazon Prime Video”. Ish-mbrojtësi e di këtë më së miri nga të gjithë, pasi ka pasur fatin t’i ketë të dy trajnerë. “Ka ngjashmëri mes tij dhe Mourinhos, – thotë Materazzi në dokumentar, – sepse ata krijojnë një tërësi me të gjithë anëtarët dhe njerëzit që punojnë për klubin.

Nuk ka rëndësi nëse është lojtar, anëtar i stafit apo një punëtor magazine. Të gjithë janë të gatshëm të hidhen në zjarr për këto dy personazhe, sepse vërtet krijojnë diçka të veçantë”. Mazzone e komplimentoi Mourinhon pak më shumë se një vit më parë, kur pas një fitoreje kundër Sassuolo, portugezi vrapoi nën “Curva Sud”.

Një “harbim” pasionant që të kujton atë të Mazzone në derbin e 27 nëntorit 1994, i fituar 3-0 nga Roma. “Një shpagim para tifozëve tanë të bukur, pas një fitoreje! José është një zemër romaniste”, – pati shkruar Mazzone në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat