Tronditet Gjermania

Futboll

Tronditet Gjermania

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 16:17
Tronditet Gjermania

Pas Timo Werner, Gjermania humbet një tjetër sulmues përpara Katar 2022.

Bëhet fjalë për Lukas Nmecha, golashënuesi më i mirë i Wolfsburgut, i cili ditën e djeshme pësoi një dëmtim në duelin ndaj Borussia Dortmundit.

Nmecha pati një problem në gju, që mund të bëjë që të mbetet jashtë fushave për disa javë.

“Është për të ardhur keq që Lukas humbet ndeshjen e fundit konkurruese të këtij viti dhe nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në Kupën e Botës në Katar. I urojmë shërim të shpejtë dhe të qetë”, tha drejtori i Wolfsburgut, Jörg Schmadtke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat