Berisha lëndohet, Augsburgu kthehet i pamposhtur nga Berlini

Futboll

Berisha lëndohet, Augsburgu kthehet i pamposhtur nga Berlini

Nga: K. G. Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 22:25
Augsburgu

Futbollisti Mërgim Berisha është lënduar dhe u detyrua të lëshoi fushën në minutën e 32-të. 

Largimi i Berishës ishte një hendikep i madh për Augsburgun, megjithatë mori pikë në Berlin. 

Augsburgu ka barazuar me rezultat 2:2 me Union Berlinin, në takimin e javës së 14-të të Bundesliga I.

Për Union Berlinin shënuan Becker (7'), Behrens (22') dhe për Augsburgun shënuan Niederlechner (9' e 39').

Union Berlin zë vendin dytë me 27 pikë, katër me pak se lideri Bayerni dhe Augsburg është i 14-ti me 15 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat