Lopetegui: Kthejeni Silvan

Futboll

Lopetegui: Kthejeni Silvan

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 11:15
Lopetegui: Kthejeni Silvan

Trajneri i ri i Wolves, Julen Lopetegui dëshiron të rikthejë në skuadër Fabio Silva-n qysh në muajin janar.

Sulmuesi portugez është duke luajtur tek Anderlecht në formë huazimi nga Wolves.

Lopetegui siç raportojnë mediat britanike, ka kërkuar që Wolves të shkurtojë huazimin e Silvës dhe lojtarin ta rikthejë në skuadër qysh në tregun e dimrit.

Strategu spanjolli është një fans i madh i Silvas dhe dëshiron të punojë me të.

20 vjeçari në këtë sezon të garave me Anderlecht, ka zhvilluar 26 ndeshje, ku ka shënuar nëntë gola dhe tri asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat