Zaharievski paralajmëron Shkëndijën!

Futboll

Zaharievski paralajmëron Shkëndijën!

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 11:38
Zaharievski

Struga Trim Lum nën drejtimin e trajnerit Srgjan Zaharievski siguroi kualifikimin për në gjysmëfinale të Kupës të Kupës së Maqedonisë së Veriut, duke përsëritur suksesin e dy viteve të fundit, shkruan “infOSport.mk”.

Struga Trim Lum në ndeshjen çerekfinale eliminoi Bregallnicën, duke e mundur me rezultatin 2:0. Kjo fitore dhe para së gjithash paraqitja e skuadrës ka kënaqur edhe trajnerin Zaharievski, i cili pohoi se skuadra i ngjasoi asaj skuadre të një muaji më parë, kur nuk njihte kundërshtarë.

“Kundër Bregallnicës bëmë një lojë shumë të mirë, në të cilën mund të them se i ngjamë ekipit të një muaji më parë dhe shpresoj që kjo të jetë një paralajmërim i mirë për ndeshjen e së shtunës me ekipin cilësor të Shkendijës.” – është shprehur Srgjan Zaharievski për faqen zyrtare të skuadrës strugane.

Pikërisht Shkëndija është kundërshtari i radhës i Struga Trim Lum në kuadër të javës së 15-të në Ligën e Parë, ndeshje kjo që do të zhvillohet në Strugë, aty ku skuadra e trajnerit Zaharievski nuk njeh disfatë.

Në 6 ndeshjet e zhvilluara, Struga Trim Lum ka regjistruar 5 fitore dhe 1 barazim, po aq sa ka regjistruar Shkëndija në ndeshjet në transfertë. Pra përballja e së shtunës në Strugë përballë do të vi skuadrën më të mirë vendase dhe atë mysafire në ndeshjet e deritanishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat