Rossi i kënaqur me debutimin e skuadrës së tij

Futboll

Rossi i kënaqur me debutimin e skuadrës së tij

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 12:03
Rossi

Këtë sezon të MotoGP debutoi edhe skuadra Mooney VR46 Racing Team, skuadra e ish-pilotit e legjendës italiane të motoçiklizimit Valentino Rossi. Edhe pse ishte sezoni i parë, skuadra VR46 u klasifikua në vendin e 8-të mes 12 ekipeve pjesëmarrëse, duke lënë pas edhe një motor mjaft të rëndësishëm si Honda.

Në total, skuadra e Valentino Rossi grumbulloi 231 pikë, duke arritur edhe një vend të dytë në garën e Holandës (pista e Assen) me Marco Bezecchi. Madje ky i fundit pati edhe një “pole position” në Tajlandë, rezultate këto inkurajuese për të ardhmen e kësaj skuadre, që përdor motorin Ducati.

Ai që ka bërë një rezyme të sezonit është pikërisht Rossi, që tha: “Skuadra ka bërë një punë të jashtëzakonshme këtë sezon. Nuk ishte e lehtë të organizoje për herë të parë një skuadër të MotoGP, ndaj të gjithë meritojnë një BRAVO, pasi ishte viti i parë dhe bëmë gara të mira”.

“Kemi dy pilotë të fortë, ndërkohë që punojmë për të rritur nivelin e Akademisë tonë. Bagnaia është produkt i kësaj akademie dhe u shpall kampion bote, çka tregon se rruga e nisur është ajo e duhura. Tani duhet të shohim motorin e sezonit të ri Bezecchi e Marini janë të fortë, ndaj do të jemi gati për sezonin e ri”, tha Rossi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat