‘Djajtë e Kuq’ po e monitorojnë yllin e Barcelonës

Futboll

‘Djajtë e Kuq’ po e monitorojnë yllin e Barcelonës

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 13:14
Memphis Depay

Manchester United raportohet se është duke e monitoruar nga afër sulmuesin e Barcelonës, Memphis Depay.

Reprezentuesi holandez duket se gjatë këtij dimri do të largohet nga ‘Camp Nou’.

‘Djajtë e Kuq’ sipas mediave britanike, dëshiron ta kenë në skuadër holandezin qysh në afatin kalimtar të janarit.

Menaxheri i Unitedit, Ten Hag kërkon një sulmues pasi Cristiano Ronaldo mund të largohet nga ‘Old Traffordi’.

Depay thuhet se është në listën e tekniku holandez. Krerët e Man Utd pritet që shumë shpejtë të kontaktojnë agjentin e holandezit për ta shikuar mundësinë e rikthimit të Depay në ishull..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat