Lojtari afrikan pa Botëror, tërbohet agjenti

Futboll

Lojtari afrikan pa Botëror, tërbohet agjenti

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 14:30
Lojtari afrikan pa Botëror, tërbohet agjenti

Jeffrey Schlupp po paraqitet mjaft mirë me Crystal Palace në Premier League, por anësori i majtë nuk ka marrë një thirrje nga kombëtarja e Ganës për Botërorin Katar 2022, pavarësisht se numëron 20 ndeshje me skuadrën afrikane (ka realizuar edhe një gol).

29-vjeçari i lindur në Hamburg të Gjermanisë, e priste me padurim grumbullimin në Kupën e Botës, por trajneri Otto Addo ka preferuar lojtarë të tjerë në vend të tij. Një gjë e tillë ka tërbuar agjentin e Schlupp, i cili mund të aktivizohet edhe si mesfushor qendror.

“Federata e Futbollit të Ganës është një grup kriminelësh. Mos më merrni më në telefon o të korruptuar! Shtet shkër**atë, shpresoj që të eliminoheni sa më shpejt”, janë fjalët e ashpra të menaxherit Calvin Riches, i cili nuk arrin ta besojë që Schlupp nuk do të garojë në Katar.

Gjithsesi, Riches ka reaguar më pas duke kërkuar ndjesë për fjalorin e ashpër, ndërkohë që shkroi në rrjetet sociale: “E dua vendin tim, por urrej sistemin. Njerëzve të drejtë nuk u jepet kurrë mundësia. Paç fat, Gana.”

Gana është pjesë e grupit me H me Portugalinë, Uruguain dhe Korenë e Jugut. “Yjet e Zinj” do të debutojnë me 24 nëntor ndaj Portugalisë së Cristiano Ronaldos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat