Gjermania publikon numrat e fanellave në Botëror

Futboll

Gjermania publikon numrat e fanellave në Botëror

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 18:24
Gjermania publikon numrat e fanellave në Botëror

Federata Gjermane e Futbollit ka bërë publike listën me numrat e fanellave të lojtarëve të grumbulluar për Botërorin 2022 në Katar.

Lojtarët kanë ndarë numrat nga 1 deri në 26 dhe bie në sy në fakt, se dy nga pjesëmarrësit e paktë të mbijetuar nga Botërori 2014 ku bën të tyrin trofeun, kanë ndryshuar numër.

Nëse Manuel Nojer (1) dhe Tomas Myler (13) u kanë mbetur besnikë numrave të tyre historikë, Matias Ginter dhe Mario Gëtce kanë ndryshuar numrat e tyre në fanella. Ginter ka kaluar nga numri 3 që mbante në vitin 2014 te numri 4 që mban tani, kurse Gëtce hoqi dorë nga numri 19 që mbante në atë edicion në Brazil ku ishte ai i cili shënoi golin në finalen ndaj Argjentinës  që i dha trofeun Gjermanisë.

Tashmë sulmuesi do të mbajë numrin 11 në fanellë, të cilin në edicion e vitit 2014 e mbante Miroslav Klose.

LISTA E NUMRAVE

1 – Manuel Nojer
2 – Antonio Rydiger
3 – David Raum
4 – Matias Ginter
5 – Tilo Kehrer
6 – Xhoshua Kimish
7 – Kai Havertz
8 – Leon Goretzka
9 – Niklas Fyllkrug
10 – Serzh Gnabri
11 – Mario Gëtce
12 – Kevin Trap
13 – Tomas Myler
14 – Xhamal Musiala
15 – Niklas Syle
16 – Lukas Klosterman
17 – Julian Brandt
18 – Jonas Hofman
19 – Leroi Sane
20 – Kristian Gynter
21 – Ilkai Gyndogan
22 – Mark-Andre ter Shtegen
23 – Niko Shloterbek
24 – Karim Adejemi
25 – Armel Bella Kotçap
26 – Jusufa Mukoko

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat