Dukagjini shënon fitore të madhe

Futboll

Dukagjini shënon fitore të madhe

Nga: K. G. Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 14:50
Dukagjini

Dukagjini i Klinës ka shënuar fitore të madhe dhe ka përmirësuar dukshëm bilancin në elitën e futbollit të Kosovës.

Dukagjini e ka mposhtur me rezultat 1:0 Trepçën ’89, në ndeshjen që u luajt në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Në minutën e 59-të, Zulfiu realizoi për fitoren e madhe. 

Kryetrajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, tani është më i qetë me këtë fitore.

Pas javës së 17-të në elitën e futbollit të Kosovës, Dukagjini ngritet në vend të pestë me 21 pikë dhe Trepça ’89 bie në të nëntin me 18 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat