Munishi: Topi mori një trajektore të çuditshme

Futboll

Munishi: Topi mori një trajektore të çuditshme

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 16:08
Munishi

Drenica ka marrë një fitore tejet të rëndësishme kundër Prishtinës (0-1), sot në ‘Fadil Vokrri’ e vlefshme për javën e 17-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Pavarësisht disfatës, trajneri i kryeqytetasve Ismet Munishi pas ndeshjes është shprehur i kënaqur me paraqitjen e të besuarve të tij.

“Golin e morëm herët, nuk ishte edhe shumë gabimi i lojtarit tonë pasi topi mori një trajektore të çuditshme,

Mundem me thënë që lojtari i ndeshjes ishte portieri i Drenicës, nëse vazhdojmë kështu të luftojmë Prishtina do bëjë shumë mirë”, tha Munishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat