Asllani 16 minuta, Hoffenheim nuk ia del me Wolsburgun

Futboll

Asllani 16 minuta, Hoffenheim nuk ia del me Wolsburgun

Nga: K.G. Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 17:30
Pamje nga ndeshja

Futbollisti nga Kosova, Fisnik Asllani, me ekipin e Hoffenheimit, nuk ia dalin në duel me Wolfsburgun.

Mysafirët shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Hoffenheimit, në takimin e javës së 15-të të Bundesliga I. 

Është humbje e rëndë për Hoffenheimin dhe e përkeqësojnë edhe bilancin në tabelë. 

Fisnik Asllani u paraqit nga minuta e 74-të por nuk iu shkoi ndoresh me rivalin. 

Hoffenheim nuk ka fituar në pesë ndeshjet e fundit, ka vetëm një barazim dhe katër humbje. 

Për Wolfsburgun shënuan Kabak (45+5' - autogol), Baku (56') dhe për Hoffenheim realizoi Baumgartner (42').

Wolfsburg është në vend të shtatë me 23 pikë dhe Hoffenheim, bie i 10-ti me 18.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat