Arteta e tregon gjendjen shëndetsore të Xhakës

Futboll

Arteta e tregon gjendjen shëndetsore të Xhakës

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 23:58
Xhaka

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, pas fitores 2:0 ndaj Wolves, ka konfirmuar se Granit Xhaka kishte problem me stomakun, andaj u detyrua të largohet nga fusha pas vetëm 15 minutave lojë.

Ai tha se kjo nuk nënkupton rrezik që ylli nga Kosova ta humbas Botërorin që filloj pas tetë ditësh.

Arteta ka thënë se përpos Xhakës, edhe tre-katër lojtarë tjerë të tij kanë ndje dhembje stomaku.

Xhaka të dielën ose të hënën pritet të udhëtoj drejt Zvicrës për t’iu bashkuar Kombëtares për udhëtim drejt Katarit ku mbahet Kupa e Botës nga 20 nëntori deri me 18 dhjetor.

Zvicra është në grup me Brazilin, Serbinë dhe Kamerunin. Xhaka do të jetë kapiten i hekvetikëve dhe pos tij, Shaqiri e Jashari do të jenë dy lojtarët tjerë shqiptarë në ekipin helvetikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat