Reja: Çfarë i thashë Dukës sapo mora vesh lajmin

Futboll

Reja: Çfarë i thashë Dukës sapo mora vesh lajmin

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 11:23
Reja

Shqipëria do të luajë dy takime miqësore në ditët e ardhshme. Kuqezinjtë presin Italinë në “Air Albania” (16 nëntor), teksa tri ditë më vonë presim Armeninë në të njëjtin stadium. Dueli ndaj kampionëve të Europës do të jetë shumë emocionues për Edi Reja

Në prononcimin për shtypin, trajneri italian zbuloi edhe prapaskenën në lidhje me miqësoren ndaj Italisë së Roberto Mancinit, duke treguar se çfarë i tha presidentit Armand Duka sapo mori vesh që të kaltrit po kërkonin duele miqësore pasi nuk arritën të kualifikoheshin në Katar 2022.

“Sfida ndaj Italisë do të jetë shumë emocionuese për mua dhe Shqipërinë. Kënaqësi dhe krenari të përballem me Italinë time.

Do të provoj emocione të mëdha dhe të bukura, do t’i këndoj dy himnet. Ia kërkova presidentit Duka: bëj maksimumin të luajmë ndaj tyre, pasi ata po kërkojnë miqësore pas eliminimit nga Kupa e Botës. Menjëherë biseduam dhe shkoi mirë, kështu që nuk ka më bukur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat