Acarohet keq Federata Italiane e Futbollit

Futboll

Acarohet keq Federata Italiane e Futbollit

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 16:25
Acarohet keq Federata Italiane e Futbollit

Federate Italiane e Futbollit është zemëruar pas lajmit për arrestimin tashmë ish-shefit të arbitrave, Rosario D’Onofrio.

Gravina ka bërë të ditur tashmë se i ka kërkuar përgjigje presidentit të shoqatës së arbitrave Trentalange, pasi dëshiron të kuptojë së bashku me drejtuesit e Federatës së Futbollit sesi ishte i mundur emërimi i D’Onofrio në mars 2021 duke qenë se, sipas dokumenteve, ai ishte arrestuar në vitin 2020 sepse “qarkullonte në Lombardi me uniformën ushtarake për të shpërndarë drogë”.

“Prandaj, ne duam të kuptojmë nëse dikush nga Haga ka bërë kontrolle për këtë çështje, edhe nëse Shoqata e Arbitrave deklaron veten si palë e dëmtuar”-reagoi FIGC, ndërsa në një shënim të lëshuar dje Shoqata e Arbitrave theksoi se nuk ka marrë kurrë asnjë komunikim nga D’Onofrio në lidhje me arrestimin.

Gjithçka do të verifikohet në ditët në vijim dhe prej andej do të vendosen masat, përfshirë edhe vetë për vetë presidentin e shoqatës së arbitrave, bëjnë me dije mediet italiane".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat