Dëmtohet mbrojtësi i Inter, frikë për Botërorin

Futboll

Dëmtohet mbrojtësi i Inter, frikë për Botërorin

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 16:41
Dëmtohet mbrojtësi i Inter, frikë për Botërorin

Inter fitoi në transfertën e Bergamos ndaj Atalantës teksa i mposhti vendasit me rezultatin 2-3. Zikaltërit morën një trepikësh shumë të rëndësishëm për ecurinë e kampionatit, por ankthi për Denzel Dumfries zëvendësoi festën.

Mbrojtësi u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 72 për shkak të një dhimbje në gju ndërsa reagimi i tij duke vendosur duart në fytyrë si një shenjë dëshpërimi, shton frikën edhe tek Holanda.

Trajneri i “tulipanëve”, Louis Van Gaal e kishte emrin e Dumfries në listën për Kupën e Botës por tashmë teknikut 71-vjeçar i duhet të presë përgjigjet e analizave të cilat janë të vetmet që mund të përcaktojnë shkallën e dëmtimit të 26-vjeçarit.

Kujtojmë se Holanda e nis rrugëtimin e saj në Botëror, të hënën e ardhshme ndaj Senegalit, teksa është shortuar në Grupin A, me organizatorët e Katarit dhe Ekuadorin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat