Ferdinand thotë se s’ka rrugë kthimi për Ronaldon

Futboll

Ferdinand thotë se s’ka rrugë kthimi për Ronaldon

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 22:22
Ferdinand dhe Ronaldo

Cristiano Ronaldo dhe Manchester United nuk kanë rrugë rikthimi, beson Rio Ferdinand.

Ronaldo bëri bujë të madhe me intervistën e dhënë për ‘The Sun’, ku adresoi një mal me kritika për klubin e Man United.

Pas gjithë këtyre ngjarjeve, një koment ka dhënë edhe Rio Ferdinand, i cili thotë se nuk sheh mundësi kthimi te Man United për Cristiano Ronaldon.

“Jam goxha i qartë për këtë situatë. Mbaroi. Kjo ‘lidhje dashurie’ me Manchester United ka përfunduar. Libri është mbyllur, ai vendosi klubin në pozitë të vështirë, kur nuk ka kthim prapa. Nëse dikush në klub donte të mbante Ronaldon, ata s’mund ta bëjnë më pas këtyre që ai tha”, ka thënë Ferdinand.

“Nuk mund të ulesh këtu dhe ta mbrosh atë nga Cristiano Ronaldo sepse, thellë brenda, dhe unë e di në fakt, e gjithë kjo është krijuar për një gjë dhe kjo është që ai të largohet nga klubi. Unë nuk besoj se klubi do ta kthejë atë përsëri dhe nuk mendoj se ai dëshiron të kthehet, kjo është e qartë, dhe mendoj se e gjithë kjo është prodhuar për atë arsye, që ai dëshiron të largohet nga ky vend”, shtoi tutje ish-shoku i skuadrës së CR7.

Vendimin e Ronaldo për t’i thënë hapur gjërat që i tha në intervistën e publikuar mbrëmë e kanë kritikuar edhe shumë figura të tjera të njohura për botën e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat