Sërish frikë për lojtarin e Juventusit

Futboll

Sërish frikë për lojtarin e Juventusit

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 14:01
Sërish frikë për lojtarin e Juventusit

Sërish frikë për Daniele Ruganin dhe familjen e tij!

Në muajin e fundit hajdutët kanë tentuar të grabisin dy herë shtëpinë e tij, së fundmi në mbrëmjen e 10 nëntorit ku Juventusi triumfoi minimalisht 0-1 në stadiumin “Marc’Antonio Bentegodi” ndaj Veronës.

Këtë alarm e ka lançuar bashkëshortja e mbrojtësit të bardhezinjve, Mikela Persiko me anë të një interviste me të përditshmen sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”:

“Tre javë më parë ishte nata e parë e frikës. Më pas edhe tjetra disa ditë më parë.

Tani nuk po mundem dot më, jemi duke kërkuar shtëpi të re.

Isha në shtëpi vetëm me djalin tim 2-vjeçar, Tomazon, sepse si gjithmonë Daniele shkon të flejë pas ndeshjeve në hotelin e Juventusit në qendrën stërvitore.

Tomazo kishte temperaturë dhe atë natë i kërkova bashkëshortit tim që mos të fikte celularin. Rreth orës 3 të mëngjesit dëgjova derën së hapuri.

Menjëherë mendova se mos ishte Daniele. Por pas pak çastesh kuptova që nuk ishte ai dhe ishte dikush tjetër që po shtynte objektet në sallon.

Menjëherë kam marrë djalin dhe e kam përqafuar dhe duke mos pasur çelësat për të mbyllur derën e dhomës kam telefonuar Danielen dhe ai më pas ka marrë në celular policinë.

Hajdutët nuk iknin dhe unë instinktivisht ndeza dritat e shtëpisë dhe menjëherë ata u larguan. Pak më vonë erdhi dhe policia.

Nuk ndihemi më të qetë këtu pas këtyre dy episodeve të pakëndshme.

Përvoja të këqija të cilat, nuk na bëjnë të ndryshojmë mendim për qytetin e Torinos.”, përfundoi bashkëshortja e Daniele Ruganit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat