Rabiot beson te titulli

Futboll

Rabiot beson te titulli

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 11:55
Rabiot beson te titulli

Në një intervistë të gjatë për “La Gazzetta dello Sport”, mesfushori francez i Juventus, Adrien Rabiot ka fulor për kampionatin e Serie A.

“Duke pasur parasysh skuadrën, nuk kam pasur kurrë dyshime për mundësinë e luftimit për Scudetton. Fillimi nuk ishte i lehtë për shkak të dëmtimeve.

Ne kurrë nuk kemi luajtur me forcë të plotë, por kishim synimin që të ktheheshim në podium para Kupës së Botës, për të sfiduar Napolin në janar, të cilët kanë bërë një fillim të jashtëzakonshëm të sezonit.

Por edhe ata do të humbsin pikë gjatë rrugës, na takon ne të përfitojmë prej tyre. Dhjetë pikë duken shumë, por sezoni është i gjatë.

Rikthimi i Chiesa dhe Pogba do të na forcojë shumë, ashtu edhe si kontributi i lojtarëve të rinj. Ne nuk do të ndalemi dhe do të provojmë deri në fund”, është shprehur Rabiot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat