Tërhiqet në moshën 22-vjeçarë për t’iu përkushtuar studimeve!

Futboll

Tërhiqet në moshën 22-vjeçarë për t’iu përkushtuar studimeve!

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 12:35
Tërhiqet në moshën 22-vjeçarë për t’iu përkushtuar studimeve!

Shumica e futbollistëve tërhiqen rreth moshës 35-vjeçare, portierët edhe disa vite më vonë, ndërsa Jan Kubala ka vendosur të varë këpucët në gozhdë në moshën 22-vjeçare.

Anësori i majtë, i cili luante edhe si mesfushor qendre, e ka mbyllur me futbollin aktiv për t’iu përkushtuar… studimeve.

Kubala ka ndërprerë kontratën me Banik Ostrava, klub ku u transferua në muajin korrik nga italianët Udineses.

Lojtari që veshi fanellat e Kombëtareve U17 dhe U18 të Çekisë, provoi një aventurë me ekipin U19 të Udineses, duke realizuar 4 gola në 80 ndeshje.

Kubala ka zgjedhur t’i përkushtohet me kohë të plotë studimeve universitare, duke hequr dorë nga futbolli, pasioni i tij i madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat