Xhixha dhe Ismajlgeci vuajnë nga muskujt

Futboll

Xhixha dhe Ismajlgeci vuajnë nga muskujt

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 12:44
Xhixha

Të shumtë janë ata që dy ditët e fundit janë marrë me Redon Xhixhën dhe faktin që ai nuk u grumbullua nga Kombëtarja apo refuzoi kuqezinjtë.

Fakt është që Redon Xhixha nuk ka refuzuar asnjë ftesë të Kombëtares.

Që pas mbylljes së ndeshjes me Vllazninë, lojtari ka udhëtuar drejt Greqisë së bashku me Marsel Ismajlgecin.

Shkaku i vizitës ka qenë një takim me një nga mjekët e shtetit fqinj.

Xhixha dhe Ismajlgeci vuajnë nga muskujt e barkut dhe zakonisht kontrollohen në Greqi.

Ky ka qenë shkaku i vizitës së sulmuesit të Tiranës në Greqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat