Klubet e Bundesligës dërguan skautë për Jasharin

Futboll

Klubet e Bundesligës dërguan skautë për Jasharin

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 12:47
Klubet e Bundesligës dërguan skautë për Jasharin

Wolfsburgu ka dërguar skautë në ndeshjen e fundit të këtij viti të Luzernit për ta vëzhguar nga afër Ardon Jasharin.

Sipas tabloidit gjerman “Bild”, klubi gjerman, së bashku me rivalin Hoffenheim, i kishte prezentë zyrtarët e tij në fundjavë për ta parë Jasharin në duelin e fundit para se të grumbullohej me Zvicrën për Botërorin e Katarit.

20 vjeçarit iu shpërblye paraqitja e shkëlqyeshme me ekipin zviceran për ta fituar një ftesë nga selektori Murat Yakin për “Katar 2022”.

Ai ishte zgjedhur lojtari i muajit shtator në ligën elitare zvicerane.

Lojtarin shqiptar po ashtu qe një kohë është duke e vëzhguar edhe Arsenali.

Krahas Jasharit, në Botërorin e Katarit do të marrin pjesë edhe dy lojtarë shqiptarë, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat