Shqipëri - Itali, lojë e madhe, katër gola, tre traversa dhe një shtyllë 

Futboll

Shqipëri - Itali, lojë e madhe, katër gola, tre traversa dhe një shtyllë 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 16 nëntor 2022 Në ora: 20:40 Përditësuar në ora: 22:39 më 16.11.2022
Pamje nga ndeshja, foto Dello Sport

Shqipëria nuk e meritoi humbjen!

Kampioni i Evropës, Italia, ka triumfuar me rezultat 3:1 ndaj Shqipërisë, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Sikur të ishte një ndeshje për pikë e jo miqësore, me raste dhe gola, që kënaqi mbi 22 mijë shikues në stadium. 

Një atmosferë e bukur, lojë e madhe, katër gola, tre traversa dhe një shtyllë.

Shqipëria dy herë goditi traversën, italianë një shtyllë dhe një traversë.

Në bazë të lojës, kuqezinjtë merituan një barazim ndaj katër herë kampionit të botës.

Djelmoshat e selektorit Edy Reja sfiduan Italinë e Roberto Mancinit. 

Ndeshja u gjykua nga gjyqtari më i mirë në Kosovë, Genc Nuza, i cili ndau drejtësinë në mënyrën më të mirë. Ai shpërndau katër kartona të verdhë.   

Në minutën e 16-të, Ardian Ismajli shënon me kokë, duke e lënë të shtangur portierin Meret, 1:0. Nedim Bajrami luftarak, harkoi nga goditja e lirë dhe Ismajli gjendet më së miri, duke kërcyer më së larti dhe shënoi golin më të bukur.

Gëzimi kuqezi zgjati shumë pak, pas 4 minutave (20’) italianët kundërpërgjigjen.

Mbrojtja e Shqipërisë nuk reagoi si duhet dhe Giovanni Di Lorenzo nuk i fali, duke realizuar për 1:1.

Në minutën e 25-të, Raspadori kalon me lehtësi Kumbullën dhe pason për Vincenzo Grifon i cili i vetëm çon topin në portën e Berishës, 1:2.

Në fund të pjesës së parë, mesfushori i Milanit, Sandro Tonali, pësoi një dëmtim të rëndë dhe u largua nga fusha.

Në minutën e 45+2, Nicolo Zaniolo (Itali) merr topin brenda zonës dhe me goditje të fortë godet shtyllën e majtë.

Në pjesën e dytë, në minutën e 48-të, Kumbulla me kokë godet bukur por portieri italian shpëton portën e tij.

Vincenzo Grifo (Itali) në minutën e 52-të godet nga rreth 15 metra por gjuajtjen e tij u ndal nga traversa!

Pas dy minutave (54’) Myrto Uzuni (Shqipëri) nga rreth 17-18 metra dërgon një projektil por godet traversën! Pas kësaj, Odise Roshi (Shqipëri) futet brenda zonës dhe nga afërsia nuk e mposht portierin Alex Meret.

Në minutën e 62-të, Nedim Bajrami nga rreth 18-19 metra dërgon një projektil të vërtetë, traversa i mohon golin, më pas Ermir Lenjani godet fuqishëm por Bonucci e largon topin nga vija fatale, fat i madh për Italinë.

Kur nuk shënon edhe pëson, kështu ndodhi në minutën e 64-rë. Grifo nga rreth 13-14 metra me mjeshtri shënon në këndin e majtë, 1:3.

Italia me fat në minutën e 76-të, Odise Roshi ballë për ballë nga një pozitë paksa anash por portieri Alex Meret bën një pritje fantastike për ta mohuar golin kuqezi. 

Në minutën e 88-të, zëvendësuesi Xhuliano Skuka, i sapo futur në lojë, fati ishte kundër tij, nga afërsia nuk shënoi, goditjen e të cilit e ka pritur portieri Meret.

Skuka sërish por kësaj radhe në minutën e 89-të, pati rast të mirë, godet në gërshërë mezi e mbron portieri italian.

Shqipëria edhe pse humbi, me lojë ka mahnitur ndaj Italisë 

Shqipëria - Italia 1:3
Shikues: 22.000.
Gjyqtar: Genc Nuza (Kosova).
Shënues: Ismajli (16') - Di Lorenzo (20'), Grifo (25' e 64’).
Kartona të verdhë: Kumbulla, Bare, Roshi - Verrati.
Shqipëria: Berisha; Lenjani, Mihaj, Kumbulla, Ismajli (A. Bajrami 71’), Hysaj; Abrashi (Ramadani 77’), Bare (Laçi 87’), N. Bajrami (A. Asllani 71’); Uzuni (Skuka 88’), Broja (Roshi (50’). Trajner: Edi Reja.
Italia: Meret, Bastoni, Bonucci (Pinamonti 90+1’), Scalvini, Di Marco, Verrati (Pafundi 90+1’), Tonali (Ricci 45+2’), Di Lorenzo, Grifo (Gnonto 77’), Raspadori (Chiesa 90’), Zaniolo (Fagioli 77’).
Trajner: Roberto Mancini.

Live: Shqipëri - Itali, atmosferë elektrizuese 

(E plotësuar) - 86' Ndeshja shkon drejt fundit.

Shqipëria - Italia 1:3

Shikues: 22.000.
Gjyqtar: Genc Nuza (Kosova).
Shënues: Ismajli (16') - Di Lorenzo (20'), Grifo (25' e 64’).
Kartona të verdhë: Kumbulla, Bare, Roshi - Verrati.
Shqipëria: Berisha; Lenjani, Mihaj, Kumbulla, Ismajli (A. Bajrami 71’), Hysaj; Abrashi (Ramadani 77’), Bare, N. Bajrami (A. Asllani 71’); Uzuni, Broja (Roshi (50’). Trajner: Edi Reja.
Italia: Meret, Bastoni, Bonucci, Scalvini, Di Marco, Verrati, Tonali (Ricci 45+2’), Di Lorenzo, Grifo (Gnonto 77’), Raspadori, Zaniolo (Fagioli 77’).
Trajner: Roberto Mancini.
81' Lojë e bukur dhe me gola.

Italia me fat në minutën e 76-të, Odise Roshi ballë për ballë nga një pozitë paksa anash por portieri Alex Meret bën një pritje fantastike për ta mohuar golin kuqezi. 

76’ Italia po shkon drejt fitores.

70' Lojë e madhe nga të dy kombëtaret.

64'Grifo nga rreth 13-14 metra me mjeshtri shënon në këndin e majtë, 1:3.

62' Nedim Bajrami nga rreth 18-19 metra dërgon një projektil, traversa i mohon golin, më pas Lenjani godet fuqishëm por Bonucci e largon topin nga vija fatale, fat i madh për Italinë.

60' Tensione në fushë.

59’ ndeshje e bukur e me raste.

54’ Myrto Uzuni (Shqipëri)  nga rreth 17-18 metra dërgon një. projektil por godet traversën! Pas kësaj, Odise Roshi (Shqipëri) futet brenda zonës dhe nga afërsia nuk e mposht Alex Meret.

52' Vincenzo Grifo (Itali) godet nga rreth 15 metra por gjuajtjen e tij e ndali traversa!

48' Kumbulla me kokë godet bukur por portieri italian shpëton portën e tij.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

45+2' Nicolo Zaniolo (Itali) merr topin brenda zonës dhe me një goditje të fortë godet shtyllën e djathtë.

45' Italia edhe më tej në epërsi.

42' Një Itali e rrezikshme në vijën e sulmit.

39' Ndeshje e luftuar.35' Shqipëria përmes Bajramit dhe Brojës kërkojnë të barazojnë rezultatin.

31' Rreth 22 mijë shikues, shohin lojë të bukur.

28' Italia po tregon fuqinë.

25' Vincenzo Grifo i vetmuar dhe me mjeshtri tund portën e portierit Etrit Berisha, 1:2.  Raspadori kalon me lehtësi Kumbullën dhe pason për Grifon i cili i vetëm çon topin në portën e Berishës.

24' Atmosferë drithëruese.

23' Italia e rrezikshme.

20' Mbrojtja e Shqipërisë nuk reagoi si duhet dhe Giovanni Di Lorenzo nuk i fali, duke realizuar për 1:1.

19' Katër herë kampionët e botës janë në presion.

16' : Shqipëriia shënon, Italia në stres! Ismajli ndez stadimin. Ardian Ismajli shënon me kokë, duke e lënë të shtangur portierin Meret, 1:0. Nedim Bajrami luftarak, harkoi dhe Ismajli vepron edhe më bukur.14' Presioni është të Shqipëria.

11' Italia kontrollon me kujdes lojën.

6' Broja këmbëshpejt, i rrezikshëm për Italinë.

3' Lojë me ritëm të lartë.

1' Fillon ndeshja.

Atmosferë elektrizuese në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, përballen në miqësore Shqipëria – Italia.

Bulku: Reja mendon vetëm për të mirën e kombëtares

Para ndeshjes miqësore Shqipëri-Itali në Air Albania, ndihmësi i trajnerit Edy Reja, Ervin Bulku foli në SuperSport ku theksoi se për teknikun italian të gjithë lojtarët janë njësoj. Bulku shtoi se trajneri Reja mendon vetëm për të mirën e kombëtares.

“Nuk është hera e parë që luajmë me këtë formacion, trajneri mendoi të fusë lojtarët më në formë. Asllani jashtë formacioni? Asllani është zgjedhje e trajnerit, ka luajtur ndeshje të tjera nga minuta e parë. Janë të gjithë njëlloj në sytë e trajnerit, ai mendon vetëm për të mirën e skuadrës”.

Erdhi Cambiasso në Tiranë dhe u përfol si opsion për kombëtaren? Pse askush nuk të përmend për trajner?

“Detyra ime është të bëj më të mirën për kombëtaren, duhet t’i shërbej ekipit kombëtar dhe nuk ka rëndësi formacioni”, u shpreh Bulku.

Shqipëria - Italia, formacionet zyrtare

Edi Reja ka zgjedhur titullarët e miqësores që Shqipëria luan sonte përballë Italisë në “Air Albania” (SuperSport 2). Trajneri italian i beson portën kapitenit Etrit Berisha, ndërsa treshja e qendrës së mbrojtjes formohet nga Ardian Ismajli, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj.

Nga krahët Ermir Lenjani dhe Elseid Hysaj, ndërkohë që në mesfushë rreshtohen Keidi Bare, Nedim Bajrami dhe Amir Abrashi. Në sulm dyshja Armando Broja dhe Myrto Uzuni, nga të cilët priten golat kuqezi.

Kombëtarja shqiptare sfidon sonte kampionët në fuqi të Europës, teksa tri ditë më vonë (19 nëntor) luan miqësoren e radhës në “Air Albania” kundër Armenisë.

Nga ana tjetër, trajneri i Italisë, Roberto Mancini nuk i kursen yjet teksa në fushën e Air Albania zbret Leonardo Bonucci me fashën e kapitenit, Marco Verrati dhe Sandro Tonali në mesfushë ndërsa në sulm Nicolo Zaniolo. Pjesë e 11-tëshes axurre janë edhe të rinj premtues si Bastoni, Di Marco, Di Lorenzo apo Raspadori.

SHQIPËRIA (3-5-2): Berisha; Lenjani, Mihaj, Kumbulla, Hysaj; Abrashi, Bare, Bajrami; Uzuni, Broja. Trajner: Edi Reja.

ITALIA (3-4-3): Meret, Bastoni, Bonucci, Scalvini, Di Marco, Verrati, Tonali, Di Lorenzo, Grifo, Raspadori, Zaniolo
Trajner: Roberto Mancini.

Ndizet atmosfera në stadium para Shqipëri - Itali

Ndizet atmosfera në stadium para Shqipëri - Itali!

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Italisë është një miqësore, por duket se sfida nuk është përjetuar me shumë përzemërsi nga grupimet e organizuara të tifozëve shqiptare.

Të pozicionuar që në fillim në stadium në tribunën pas porte, mbështetësit shqiptarë nuk kanë ngurruar që në momentin e leximeve të formacioneve të presin me duartrokitje kuqezinjtë, e më pas të mbulojnë me fyerje e thirrje atë të Italisë.

Kori fyes “Italia, Italia, vaffanculo” që lë pak vend për interpretim, dëgjohej qartësisht në impiantin i cili pak nga pak ka filluar të mbushet, pasi janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen e sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat