Rabiot në radarin e Realit

Futboll

Rabiot në radarin e Realit

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 06:22
Adrien Rabiot.

Real Madrid është duke monitoruar situatën e Adrien Rabiot.

Mesfushori i skuadrës së Juventus, Adrien Rabiot mund ta ketë të hapur mundësinë për të kaluar në La Liga.

Francezi, sipas raportimeve të ‘Calciomercato’, është në listën e dëshirave të Real Madrid, të cilët po konsiderojnë një lëvizje për ta marrë atë qysh në merkaton e janarit.

Lojtari është shumë i pëlqyer nga Carlo Ancelotti, i cili ka punuar me të sa të dy ishin pjesë e PSG.

Kontrata e Rabiot skadon verën e ardhshme, dhe me gjasat për mos-rinovim, Juventus mund ta shesin atë për një shumë që shkon rreth 20 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat