Arsenali po mendon për përforcime

Futboll

Arsenali po mendon për përforcime

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 11:20
Arsenali po mendon për përforcime

Arsenali është duke bërë një sezon të madh. ‘Topçinjtë’ aktualisht kryesojnë Premier League me pesë pikë më shumë ndjekësi Manchester City.

Megjithatë, klubi nga ‘Emiratës’ është duke menduar edhe për freskime të reja në skuadër në afatin kalimtar të janarit pasi që sezonin ende është i gjatë.

Drejtori teknik i skuadrës, Edu, sipas mediave britanike, është duke i vëzhguar disa lojtarë për forcuar akoma më shumë skuadrën e Mikel Artetës.

Sulmuesi i AS Roma, Tammy Abraham është objektiv i Arsenalit, por në ‘radarin’ e Edu-s janë edhe Youri Tielemans, Danilo dhe Mykhaylo Mudryk.

Objektiv kryesor thuhet se është një qendërsulmues, pasi që as Gabriel Jesus dhe as Eddie Nketiah nuk janë aq produktiv sa kërkon Arteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat