Zbulohen këngëtarët që do të performojnë në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës në Katar

Futboll

Zbulohen këngëtarët që do të performojnë në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës në Katar

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 15:35
Zbulohen këngëtarët që do të performojnë në ceremoninë hapëse

Merr fund dilema për këngëtarët që do të hapin Kupën e Botës të dielën. Mes shumë emrave të përfolur për të kënduar në ceremoninë e madhe, shumë prej tyre i refuzuan ftesat.

Këngëtarja Shakira thuhet se ka hedhur poshtë ftesën për të performuar në hapje e evenimentit sportit më të rëndësishëm, ndërsa edhe Dua Lipa bëri të njëjtën gjë. Artistja shqiptare madje shkoi aq larg sa tha që nuk do të shkojë në Katar, pas kritikave për mos respektimin e të drejtave të njeriut.

Sot faqja zyrtare e FIFA-s në Facebook njoftoi artistët që tashmë janë konfirmuar ata që do të interpretojnë në ceremoninë hapëse. Këngëtari kolumbian me famë botërore, Maluma, dhe këngëtarja e famshme libaneze Myriam Fares.

“Le të fillojë festa! Fifa Fan Festival hapet më 19 nëntor me një hapje madhështore, Maluma dhe Myriam Fares po e nisin atë me stil në Al Bidda Park”, thuhet në njoftimin e FIFA-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat