Tronditet Argjentina

Futboll

Tronditet Argjentina

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 15:00
Tronditet Argjentina

Argjentina pritet të revolucionojë listën e 26 të grumbulluarve deri tani, mad je më konkretisht ajo ka nisur të ndryshojë që pasditen e djeshme, teksa Niko Gonzales, sulmuesi i Fiorentinës, është kthyer në shtëpi dhe në vend të tij është grumbulluar Angel Korrea i Atletikos së Madridit.

Por ndërkohë ata që rrezikojnë janë edhe tri emra të tjerë, më saktësisht të vetmit që nuk zbritën në fushë ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe (fitore 5-0 me dopietë të Di Marias dhe gol të Mesit): portieri Kristian Romero, Alehandro “Papu” Gomez dhe Paulo Dibala.

Pikërisht ky i fundit mund të jetë “prerja” e bujshme e listës brenda ditës së diel, 21 nëntor, 24 orë përpara debutimit me Arabinë Saudite. Dhe diçka e tillë kuptohet lehtë mes fjalëve të trajnerit Lionel Skaloni.

“Pse lashë vetëm 4 nga 26 lojtarë jashtë miqësores me Emiratet e Bashkuara Arabe? Sepse vendosa të mos i rrezikoj, edhe pse mund ta kisha bërë diçka të tillë.

Por nuk dua që të kaloj as rrezikun më të vogël përpara kësaj aventurë që pritet të nisim. E vërteta është se i kemi disa probleme të vogla me dëmtimet, por mungojnë ende disa ditë për të konfirmuar përfundimisht listës”.

Pësë ditë nga debutimi i Argjentinës në “Katar 2022”, fjalët e trajnerit Skaloni janë si një zile alarmi për futbollistët në fjalë, ndonëse konkretisht ai prek vetëm një emër konkret, “Kuti” (preudonimi i Romeros), por ai saktëson se “ata që nuk luajtën ndaj Emirateve, mes të cilëve ishte edhe Dibala.

“Ata që nuk luajtën rrezikojnë lënien jashtë liste? Për të qenë i sinqertë, po! Nuk mund t’i siguroj ata (Romeron, Gonzales është larguar tashmë, Dibalën dhe Gomezin) se nuk do të ketë ndryshime.

Unë shpresoj që të mos më duhet t’i bëj zëvendësimet në listë, por nuk e përjashtoj dhe më vjen keq, por kam një Botëror për ta luajtur më së miri dhe me forca të plota”, përfundoi Lionel Skaloni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat