Ferati: U rrënqetha në debutim, nuk njihja asnjë prej shokëve

Futboll

Ferati: U rrënqetha në debutim, nuk njihja asnjë prej shokëve

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 18:04
Ferati

Kosova luan të shtunën ndeshjen e dytë miqësore teksa në stadiumin Fadil Vokrri të Prishtinës presin Ishujt Faroe. Në konferencën e zakonshme për shtyp, foli mesfushori i Dardanëve, Arianit Ferati.

Lojtari që aktivizohet me Fortuna Sittard në Eredivisie të Holandës theksoi se ndjehet shumë krenar për fatin që është grumbulluar me Dardanët ndërsa shtoi se shokët e skuadrës e kanë pritur shumë mirë edhe pse fillimisht nuk njihte asnjë prej tyre.

“Jam shumë krenar që jam pjesë e kombëtares, më kanë pritur shumë mirë shpresoj që edhe nesër të marrim një rezultat të mirë.

Është krenari që më kontaktuan nga Kosova, ishte një vendim shumë i veçantë për mua. U rrënqetha në debutim, jam shumë i kënaqur që luaj për Kosovën. Nuk njoh asnjë prej lojtarëve personalisht, por jemi duke kaluar shumë mirë, më kanë pritur me shumë ngrohtësi.

Kosovën e kam ndjekur gjithmonë, ka përballuar shumë në gjithë këto vite. Shpresoj të bashkohemi të gjithë lojtarët më të mirë për Kosovën”.

Botërori? “Kam qejf të fitoj Gjermani sepse jam lindur aty, por edhe Argjentina i ka shanset e mira”, u shpreh Ferati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat