“Nostradamusi i ri” tregon kush do e fitojë Kupën e Botës

Futboll

“Nostradamusi i ri” tregon kush do e fitojë Kupën e Botës

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 11:56
“Nostradamusi i ri” tregon kush do e fitojë Kupën e Botës

Tashmë na ndan vetëm një ditë nga nisja e eventit më të madh futbollistik në botë, Kupa e Botës, e cila zhvillohet në Katar.

Teksa minutat eciin, nuk mund të mungojnë parashikimet se kush do të jetë fituesi i këtij trofeu prestigjioz. Pas kompjuterit inteligjent, i cili parashikoi se më në fund Lionel Messi dhe Argjentina e tij do të shpalleshin Kampion Bote, këtë herë ishte radha e “Nostradamusit të ri” që të thoshte fjalën e tij.

Athos Salome nga Divinopolis, Brazil, i cili më herët parashikoi saktë pandeminë e Covid-19 si dhe vdekjen e mbretëreshës Elizabeth II, ka dhënë parashikimin e tij, duke përmendur pesë skuadrat e vetme që kanë një shans për të arritur në finale dhe dy që do të arrijnë atje.

Tifozët e Argjentinës në ankth/ Leo Messi mungon në stërvitjen e parë të skuadrës

"Në një episod të vitit 2011 të The Simpsons, Homer Simpson po lexon një revistë me fjalëkryqe të zgjidhura dhe një nga fjalitë e shkruara 'Brazili është kampion ', por nuk përmend se do të jenë ndeshjet në Katar. Njerëzit besojnë shumë, konsiderohen si një nga serialet më të mëdha televizive dhe kanë krijuar polemika duke i bërë disa parashikime të drejta për dekada. Por nuk mendoj se Brazili mund të jetë kampion, besoj se ata mund të jenë në finale, por jo kampion.”- tha ai.

“Duke analizuar tabalën sipas vitit të lojërave 2022, datës së fillimit dhe shkronjave të emrave të vendeve që do të luajnë, mund të gjejmë në finale Argjentinë, Brazil, Belgjikë, Francë dhe Angli. Ne mund të shohim një finale midis tokës së tangos (Argjentinë) dhe vendit të Evropës Qendrore (Franca). Dhe unë shoh fitues vendi ne tangos.”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat