FIFA “tremb” arbitrat

Futboll

FIFA “tremb” arbitrat

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 12:36
FIFA “tremb” arbitrat

Ndeshjet e Botërorit mund të zgjasin deri në 100 minuta. FIFA kërkon të shkurajojë shpërdorimin e kohës nga skuadrat dhe ka dhënë udhëzimet e saj për arbitrat e Kupës së Botës.

Arbitri holandez, Dani Makelie, dhe australiani, Kris Beth, konfirmuan se ata dhe kolegët e tyre kanë marrë udhëzime për të vendosur kohën shtesë rekord që mund ta dërgojë ndeshjen në kufirin e 100 minutave.

“Mund të prisni pjesë më të gjata, sigurisht. Kjo është një nga çështjet për të cilën është folur”, tha Makelie për “The Sun”.

“Nuk do të jetë çudi që të shikoni gjashtë, shtatë apo tetë minuta shtesë. Ne e bëmë këtë në Rusi dhe të gjithë ishin pozitivë. Dhe do të vazhdojmë të kemi të njëjtën qasje edhe këtu”.

Shefat e FIFA-s janë të shqetësuar për vonesat e lojës gjatë zëvendësimeve, golave dhe goditjeve standarde dhe direktiva është e qartë dhe u është përcjellë të 35 arbitrave dhe skuadrave të tyre që kanë mbërritur në Doha në fillim të kësaj jave.

Arbitri australian Beth këmbëngul se nuk do të jetë e pazakontë që të shihni pjesë të para që do të zgjasin të paktën 50 minuta, por sigurisht në varësi nga zhvillimet e ndeshjes:

“Varet nga ndeshja, por nuk do të jetë një kohë shtesë e pazakontë. Mund të ketë gjashtë, shtatë, tetë, nëntë minuta shtesë, por varet nga ndeshja”.

HOTELET JO GATI – Botërori i 22-të ngre siparin të dielën, por zyrtarët kryesorë të FIFA-s nuk i kanë ende gati hotelin ku do të akomodohen.

Pavarësisht se Katari e fitoi të drejtën e organizimit të turneut që në vitin 2010 dhe patën gati 12 vite për t’u përgatitur për eventin, hoteli me 5 yjeve “Fairmont” ku do të qëndrojnë krerët më të lartë të FIFA-s në Doha raportohet se nuk është ende gati.

Zyrtarët vendës u komunikuan kolegëve të tyre se ata duhet të akomodoheshin për pak ditë në resortin “Chedi Katara”, për të cilin “New York Times” shkruante se pavarësisht se bëhet fjalë për një hotel luksoz, ishte një hotel që nuk shërbente alkool. “Telegraph” konfirmoi se “Fairmont” i hapi dyert e tij ditën e enjte, por sërish mungonin shumë komoditete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat