Thellohen akuzat ndaj Katarit

Futboll

Thellohen akuzat ndaj Katarit

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 14:05
Thellohen akuzat ndaj Katarit

Punëtorët migrantë të punësuar si roje sigurie në një park të madh që do të jetë qendra e festimeve të Kupës së Botës në Katar duket se paguhen vetëm 40 cent në orë. Lajmi bëhet i ditur nga “The Guardian”.

Sipas raportimeve, emigrantët janë përgjegjës për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në parkun Al Bidda dhe do të punojnë me turne 12-orëshe. Po kështu, merret vesh se do të kenë vetëm një ditë pushim në muaj. Javët e fundit, FIFA dhe autoritetet e Katarit kanë luftuar për të shuar vëmendjen mbi të drejtat e punëtorëve dhe LGBTQ+.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino shpjegoi se ekipet e Kupës së Botës duhet të përqendrohen vetëm te futbolli dhe i paralajmëroi ato të mos t’i japin pjesës tjetër të botës mësime morale. Analiza e “The Guardian” për njoftimet e pagave të punëtorëve, e vërtetuar nga llogaritë për orët e tyre të punës dhe pagat, rihap çështjen e shkeljes së të drejtave të punëtorëve në Katar.

Një raport i “Amnesty International” në mars të këtij viti zbuloi se shfrytëzimi në sektorin privat të sigurisë ishte rendi i ditës në Katar. Për shumë punëtorë në nevojë, paga, sado e vogël, është ende më e lartë se ajo që do të fitonin në vendin e tyre.

“International Building and Wood Workers”, një sindikatë që ka punuar ngushtë me autoritetet e Katarit për të përmirësuar të drejtat e punëtorëve në vend, beson se nuk ka asnjë shenjë ndryshimi të qëndrueshëm për punëtorët migrantë.

Shefi ekzekutiv i Al Nasr Star Group konfirmoi se rojet punojnë me turne 12-orëshe, por specifikoi se marrin dy orë pushim në ditë dhe një ditë pushim në javë, por kompania thuhet se nuk iu përgjigj pyetjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat