Kur Ismet Shurdhani anuloi golin e Fadil Vokrrit, protesta të ashpra në Shkup

Futboll

Kur Ismet Shurdhani anuloi golin e Fadil Vokrrit, protesta të ashpra në Shkup

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 19 nëntor 2022 Në ora: 14:57
Ismet Shurdhani

Ismet Shurdhani, prej gjyqtarëve më të mirë që ka pas Kosova në vitet e 80-ta, ka pas një rast interesant në vitin 1987!

Me 10 maj të vitit 1987 në stadiumin në Shkup, u zhvillua takimi mes Vardarit të Shkupit dhe Partizanit të Beogradit.

Legjenda e futbollit, Fadil Vokrri, ka shënuar gol për Partizanin, por u anulua për pozitë jashtëloje nga anësori Ismet Shurdhani.

Anulimi i golit të Vokrrit ngjalli reagime të ashpra, por Shurdhani ishte i palëkundur në vendimin e tij. 

Shurdhani nuk e lodhi kokën për protestat e ashpra të skuadrës nga Beogradi, ndeshja përfundoi me rezultat 0:0 në kuadër të javës së 29-të të Ligës së Parë të ish Yu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat