Franca alarmohet edhe për mesfushorin e Realit

Futboll

Franca alarmohet edhe për mesfushorin e Realit

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 18:53
Franca alarmohet

Franca alarmohet edhe për mesfushorin e Realit!

Pas humbjes së Katar 2022 nga Nkunku dhe Benzema, të cilët nuk do të marrin pjesë në Botëror për shkak të dëmtimeve, sot në Francë në stërvitje mungoi edhe Eduardo Camavinga.

Mesfushori i Real Madrid, siç raportojnë mediet spanjolle ka ndjerë probleme dhe si rezultat nuk doli në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit dhe kjo ndodh vetëm pak ditë para debutimit të Francës në Botëror.

Stafi francez nuk dëshiron të rrezikojë dhe prandaj Camavinga duhet të humbasë ndeshjen e së martës kundër Australisë, por Botërori i tij nuk është në rrezik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat