Veç në Botëror, Ibrahim Rugova nuk ishte me Amerikën, ja për kë bënte tifo presidenti historik i Kosovës

Futboll

Veç në Botëror, Ibrahim Rugova nuk ishte me Amerikën, ja për kë bënte tifo presidenti historik i Kosovës

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 11:38
Mendim Rugova

Mendimi, djali i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka zbuluar se cilat ekipet kombëtare i favorizonte babai i tij në Kupën e Botës.

Në intervistën për emisionin “Favoriti i Botërorit”.Mendimi zbuloi se turneu në fjalë ishte rasti i vetëm që presidenti i ndjerë nuk ishte me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mendimi pranoi se e gjithë familja Rugova i ka përcjellë ndeshjet e Kupës së Botës.

“Natyrisht edhe presidenti i ka përcjellë. I kemi përcjellë gjithmonë familjarisht. Kryesisht ishte me Gjermaninë, por edhe për ekipet nga Amerika Latine, si Argjentina e Brazili”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kishin ndonjë ekip të fortë në atë kohë”, deklaroi Mendim Rugova.

Ish-presidenti, Ibrahim Rugova, ishte përkrahës edhe i futbollit vendor, teksa kishte punuar edhe për ndërkombëtarizimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat