Shiritat e “kapitenëve” që u bënë problem në Botëror, por çfarë ngjau...

Futboll

Shiritat e “kapitenëve” që u bënë problem në Botëror, por çfarë ngjau...

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 12:35
Granit Xhaka

Anglia dhe Wales, dhe pesë Kombëtare të tjerë janë duke u përgatitur për të vendosur shiritat e kapitenit “OneLove” në Botërorin e 2022, por që janë përfshirë në një debat të ashpër me FIFA.

Federatat e Futbollit të shtatë shteteve – Anglisë, Belgjikë, Danimarkës, Gjermanisë, Walesit, Holandës dhe Zvicrës – kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët e cila në të cilën kanë shprehur zhgënjimin e tyre me trupin qeverisës të futbollit në botë që ka kërcënuar se do t’i ndëshkojë ato me karton të verdhë nëse ata vendosin shirita që nuk janë të përcaktuar në bazë të rregullores.

Kombëtaret ishin të përgatitura të “paguanin gjoba financiare, që rregullisht janë në rregullore për fanella”, por ata janë detyruar që të tërhiqen nga vendimet e tyre pasi që “nuk dëshirojnë t’i rrezikojnë lojtarët në asnjë rast e ku ata mund të ndëshkohen apo edhe të detyrohen të largohen nga fusha”.

“FIFA ka qenë shumë e qartë që do të vendosë sanksione sportive nëse kapitenet tonë vendosin shirita të kapitenit të tilla në fushë.

Si federata kombëtare, ne nuk mund t’i vendosim lojtarët tonë në pozitë ku ata do të përballeshin me sanksione sportive përfshirë ndëshkime me karton, kështu që ne kemi kërkuar nga kapitenet që të vendosin shiritat e Botërorit të FIFA-së”, thuhet ndër të tjera në këtë deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat