Zanetti karikon Argjentinën: Pres një Botëror të madh

Futboll

Zanetti karikon Argjentinën: Pres një Botëror të madh

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 13:07
Zanetti karikon Argjentinën: Pres një Botëror të madh

Fjalët e Javier Zanetti kanë peshë. Ish-kapiteni i zikaltërve, tashmë në rolin e zëvendëspresidentit të Interit, ka folur për “Radio Sportiva” mbi Botërorin e Katarit 2022, që e sheh Argjentinën e tij ndër favoritët e kompeticionit. Ja fjalët e argjentinasit:

“Kam entuziazëm të madh, sepse besoj se do të jetë një Botëror i madh. Po kështu, besoj shumë tek Argjentina. Shpresojmë të kemi një Botëror të mirë, sepse janë të gjitha kushtet. Pika e fortë e Scalonit (trajnerit të Argjentinës)? Normaliteti”.

Me ndeshjen e djeshme mes Katarit dhe Ekuadorit, nisi zyrtarisht Botërori 2022, i pari dimëror. Argjentina e Lionel Scalonit është sigurisht ndër favoritet për të fituar, e përfshirë në grup me Arabinë Saudite, Poloninë dhe Meksikën. Albiceleste do të debutojë të martën, më 22 nëntor kundër sauditëve.

Trajneri Scaloni foli për “Gazzetta dello Sport”, duke u ndalur te grupi i formuar në kuadër të kampionatit botëror: “Ne jemi mirë, por sigurisht që nuk jemi të pathyeshëm, aq më pak në një Kupë Bote. Unë vlerësoj dy gjëra: së pari, është e vështirë ta mundësh këtë Argjentinë. Së dyti, kjo skuadër ka bërë vend në popull.

Një kimi e madhe është krijuar mes lojtarëve, tifozëve, trajnerëve dhe menaxherëve. Kjo lidhje do të mbetet, sido që të shkojë Botërori. Është një Botëror atipik, pa përgatitje për mua apo ndonjë trajner tjetër. Po përballemi me probleme të ndryshme fizike, ka gjëra që lidhen me gjëra që ne nuk mund t’i kontrollojmë.

Dhe pastaj është Kupa e Botës, e cila është një garë shumë e pabesë, nuk fiton gjithmonë më i miri, por ne e dimë se çfarë duam dhe si duam të luajmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat