Brazili është gati për të vallëzuar pas golave të shënuar në Kupën e Botës

Futboll

Brazili është gati për të vallëzuar pas golave të shënuar në Kupën e Botës

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 00:54
Foto ilustrim

Brazili tashmë ka përgatitur vallëzimet të festuar golat e shënuar në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Pesë herë kampionët e botës po ndihen të gëzuar përpara ndeshjes së tyre të parë kundër Serbisë, që do të zhvillohet më 24 nëntor.

Dhe, futbollistët e “Seleçao” po shpresojnë të bëjnë shumë vallëzim në këtë turne.

“Të them të vërtetën, ne tashmë kemi vallëzime të përgatitura deri në golin e 10-të”, tha Raphinha në një konferencë për shtyp të hënën. 

“Ne kemi rreth 10 kërcime të përgatitura për çdo ndeshje, një për të parën, një për të dytën, një për të tretën… Nëse shënojmë më shumë se 10, atëherë do të duhet të fillojmë të improvizojmë”, shtoi ai.

Ndeshjet e tjera të Brazilit në Grupin G janë kundër Zvicrës dhe Kamerunit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat