Zhupa tregon nivelin që vjen nga Botërori

Futboll

Zhupa tregon nivelin që vjen nga Botërori

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 13:26
Zhupa tregon nivelin që vjen nga Botërori

Një pjesë e Kombëtareve nuk e kanë justifikuar nivelin e turneut në të cilin luajnë. Katari dhe Irani janë mposhtur pastër në Kupën e Botës, duke qenë kështu larg lartësisë që ky kompeticion kërkon. Eduard Zhupa është shprehur në emisionin “Botërori Katar 2022“ se Shqipëria do të ishte më mirë se dy Kombëtaret në fjalë.

“Këto tre ekipet që luajtën sot, vetëm Senegali, do ishte më mirë Shqipëria.

Senegali pastaj është tjetër skuadër. Katari nuk bëri asgjë. Mua Shqipëria më duket më mirë, me atë që pashë në ndeshje. A do humbnim 6-2 me Anglinë?

Nuk është problemi për 6-2. 70%-30% mbajtje topi nuk i ka ndodhur ndonjëherë Shqipërisë. Të paktën kemi mbajtur 40% topi në rastin më të keq“, ka thënë Eduard Zhupa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat