Richarlison dhe ishulli me gra i Ronaldinhos

Futboll

Richarlison dhe ishulli me gra i Ronaldinhos

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 13:43
Richarlison dhe ishulli me gra i Ronaldinhos

Richarlison, sulmuesi i Tottenham Hotspur dhe Brazilit, ka qenë i sinqertë në diskutimet e tij për planet që ka pas futbollit. Richarlison ka objektiva të ngjashëm me ish-kolegun e tij të njohur Ronaldinho.

“Unë do të blej një ishull dhe do të qëndroj atje me shumë gra, si ajo foto e Ronaldinhos”, tha Richarlison në një intervistë. Shprehja e tij ka shkaktuar shumë polemika në Brazil.

Sulmuesi i referohet fotos së famshme të Ronaldinhos në një pishinë ku ai shfaqej me pesë femra me tanga të shtrira me fytyrë poshtë te këmbët e lojtarit.

Në intervistë, sulmuesi i Tottenhamit u pyet nga gazetari se çfarë planifikonte të bënte kur të tërhiqej nga futbolli dhe përgjigja e tij duke qeshur ka shkaktuar polemika për shkak të kritikave që shkaktoi fotoja e Ronaldinho-s.

Ish-ylli i Barcelona-s dhe Milan-it siguroi se ishte një shaka me një mik. “Ishte e gjitha një shaka në përgjigje të një miku”, tha Ronaldinho. “Ai më dërgoi një foto që tregonte se sa shumë argëtohej në Rio de Zhaneiro dhe unë iu përgjigja me atë imazh. Fatkeqësisht më pas përfundoi në mediat sociale dhe duke qenë se jam person publik, shkaktoi shumë polemika”.

Richarlison është një nga sulmuesit e shumtë që janë zgjedhur nga Tite për të qenë pjesë e skuadrës së Brazilit për Kupën e Botës të Katarit 2022. Nuk dihet ende nëse ai do të jetë titullar apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat