Kush është klubi favorit për të afruar Cristiano Ronaldon?

Futboll

Kush është klubi favorit për të afruar Cristiano Ronaldon?

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 23:03
Kush është klubi favorit për të afruar Cristiano Ronaldon?

Cristiano Ronaldo është zyrtarisht një lojtar i lirë, pasi Manchester Utdndërpreu kontratën e tij.

Bookmakers-at menjëherë kanë nxjerrë klubet favorite për të afruar 37-vjeçarin portugez.

Në krye ndodhet Sportingu i Lisbonës, me një koeficient prej 2.5, po aq sa dhe Çelsi, me presidentin Tod Bohli që prej kohësh e ka kërkuar Ronaldon te “Blutë”.

Më pas vjen çdo klub nga MLS, me koeficientin 4, ndërsa pas tyre renditet Bajerni me 7 dhe PSG me 8.

Një rikthim i mundshëm te Reali i Madridit kutohet me koeficientin 9, ndërsa ato me më pak shanse janë Manchester City dhe Atletico e Madridit, me koeficientin 25.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat